Transmetuar më 03-12-2019, 19:12

Tre tërmetet më tragjikë në histori! Këshillat e të mbijetuarit të Mesjetës, të njëjta me ato që jep sot  shkenca

Njerëzit i kanë regjistruar tërmetet për gati 4,000 vjet.

Nga ato që dimë, tërmeti më vdekjeprurës deri tani ka ndodhur në Kinë, në vitin 1556.

Më 23 janar të atij viti, një tërmet i fuqishëm tronditi krahinën e Shaanxi, si dhe krahinën fqinje të Shanxi, duke vrarë rreth 830,000 njerëz.

Të dhënat historike shpesh i referohen asaj si Tërmeti i Madh Jiajing, sepse ndodhi gjatë mbretërimit të Perandorit Jiajing, në kohën e dinastisë Ming" raporton NOA.al.

Numri i përafërt i vdekjeve vjen nga analet lokale, që gjurmuan gjithashtu 26 tërmete të tjerë në rajon. Në ato regjistrime, përshkrimi i tërmetit Jiajing është dukshëm i ndryshëm nga të tjerët: ata përshkruajnë male të rrafshuara, përmbytje, zjarre që qëndruan për ditë të tëra dhe një peizazh që ndryshoi në mënyrë drastike.

U vlerësua se disa qarqe kishin humbur rreth 60 për qind të popullsisë së tyre.

Edhe pse ne nuk mund të jemi të sigurt se sa i saktë ishte vlerësimi i asaj fatkeqësie, Jiajing ende konsiderohet tërmeti më vdekjeprurës edhe sot, sepse numri i të vdekurve të tij është shumë më i lartë se çdo katastrofë tjetër natyrore.

Për sa i përket viktimave që ne dimë, i dyti si më tragjiku është i freskët: tërmeti dhe tsunami i 2004, në Oqeanin Indian, që vrau rreth 230,000 njerëz në të gjithë Indonezinë, Tajlandën, Sri Lankën dhe Indinë.

Pas zhvillimit të shkallës Rihter në vitet 1930, shkencëtarët teorizuan se tërmeti Shaanxi ishte ndoshta midis 8.0 dhe 8.3 me madhësi – por jo ai më i forti që është regjistruar ndonjëherë, sigurisht me i rëndi.

Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në historinë e njerëzimit ishte Tërmeti Valdivia me madhësi 9.5 ballë që goditi Kilin, në 1960, sipas Sondazhit Gjeologjik të Sh.B.A-së (USGS). Ky tërmet krijoi një tsunam, i cili bashkë me të vrau rreth 5.700 njerëz.

Cunami i Oqeanit Indian në vitin 2004 regjistroi një madhësi 9,3.

Por, nëse Jiajing nuk ishte tërmeti më i fortë, pse ishte ai më vdekjeprurësi?

Ka të ngjarë, numri i lartë i vdekjeve rezultoi nga një kombinim i komuniteteve të dendura dhe ndërtesave prej guri, të ndërtuara dobët. Sipas të dhënave lokale, njerëzit e provincave Shaanxi dhe Shanxi iu përgjigjën katastrofës natyrore, duke u përpjekur të rindërtojnë në një mënyrë që do të zvogëlonte ndikimin e tërmeteve të ardhshëm. Meqenëse tërmeti kishte shkatërruar kaq shumë ndërtesa guri, komunitetet rindërtuan me materiale më të buta si bambu dhe dru, të cilat ishin më rezistente ndaj tërmeteve dhe do të shkaktonin më pak dëme, nëse do të kishte katastrofa natyrore.

Studiuesi Qin Keda, i cili i mbijetoi tërmetit për doli me këshilla të sigurisë për njerëzit, që t’i ndiqnin në rast të një fatkeqësie tjetër.

"Në fillimin e tërmetit, njerëzit brenda shtëpisë nuk duhet të dalin menjëherë. Thjesht uluni dhe prisni shanset. Nëse foleja rrëzohet, disa vezë brenda saj mund të mbeten të pathyera”.

Këshillat e Qin Keda për të qëndruar brenda banesës dhe jo përpjekja për të dalë, ishte e saktë. Në fakt, pasqyron këshillat që USGS jep sot.

USGS thotë se nëse ndjeni një tërmet, nuk është më e sigurt të shkoni te  dera. Të vraposh gjatë një tërmeti është shumë e rrezikshme sepse të qenit brenda mund të të mbrojë nga mbeturinat fluturuese.

USGS jep sot ato këshilla që Qin Keda dha mbi 450 vjet më parë. /NOA.al