Transmetuar më 03-12-2019, 15:17

Bananja mund të jetë fruti i përsosur: është e ëmbël, ngjyra e saj na tregon menjëherë nëse është e pjekur ose e papjekur, lëvorja e saj hiqet lehtë dhe kaloritë e saj arrijnë në 105.

Është gjithashtu e pasur me fibra, duke na siguruar vitamina A, B, C, E, kalium, hekur, kalcium, selen, zink, magnez, mangan dhe fosfor.

Ngrënia e saj mund të jetë e përditshme sepse të jep shije të shijshme, ushqyese dhe e lehtë për tu përtypur.

Por mos harroni se ne kemi nevojë për larmi në dietën tonë. Pra, për të konsumuar shumë lëndë ushqyese, është mirë që dieta jonë javore të përfshijë një larmi frutash sezonalë.

Ndodh që pasi të konsumoni bananet, t’ju shtohet uria prandaj sugjerohet që të konsumohet në mëngjes.