Transmetuar më 02-12-2019, 14:23

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mes një nxënësi dhe praktikanti. Policia e Anglisë ka nisur hetimet pasi thuhet se gjithçka u shkaktua pasi studenti goditi me karrige praktikantin.

31-vjeçari është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Backla mëngjesin e së dielës. Ende nuk është konfirmuar shkaku që i mori jetën.

Ndërkohë shkolla speciale "Ysgol Bryn Castell" me 147 nxënës të moshës 7-19 vjeç do të qëndrojë e mbyllur derisa të përfundojnë hetimet.

"Ndodhi një incident me një nxënës në fillim të javës dhe mësuesi vdiq më vonë", tha këshilltari Charles Smith, anëtar i kabinetit për arsim dhe riedukim.

Ndërkohë pritet që të bëhet autopsia për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së praktikantit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. /a.m/noa.al/