Transmetuar më 01-12-2019, 22:27

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin këtë javë.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me Shqipërinë në këto ditë të vështira.

Milot Rashica, ishte lojtari kyç në fitoren që skuadra e tij Werder Bremen, fitoi përballë Wolfsburg na transfertë në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën gjermane.

Rashica shënoi 2 gola në fitoren e skuadrës dhe festoi me shqiponjë.

Ai ka treguar se kujt ia ka dedikuar 2 golat e shënuar.

“Për Shqipërinë”, shkruan Rashica në rrjetet sociale./a.k/noa.al/