Transmetuar më 01-12-2019, 11:24

Kate Callaghan u shokua pak javë më parë, kur zbuloi një gjëndër të vogël në gji, e cila në fakt rezultoi në kancer në fazën e katërt, i cili kishte përhapur metastaza.

35-vjeçarja nga Zelanda e Re, nënë e dy fëmijëve, tregon se mjekët i thanë se stili i saj i jetës shumë i shëndetshëm, duke qenë se ishte nutricioniste nuk e rrezikonte, çka çoi në zbulimin e vonë të tij.

Kate e zbuloi gjëndrën në muajin qershor, por mendoi se ishte pasojë e ushqyerjes së fëmijës me gji. Duke mos pasur simptoma të tjera, vendosi që të priste përfundimin e një udhëtimi jashtë shtetit për tu konsultuar me një mjek. Kur u vizitua në muajin gusht, i thanë se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.

“Nuk hyja në kategorinë e njerëzve në rrezik. Jam e shëndetshme, relativisht e re, pa asnjë histori familjare apo predispozitë për tu prekur nga kanceri. Ndër të tjera kisha ushqyer me gji për katër vite, gjë që e parandalon tumorin e gjirit. Më vizituan, matën të dy gjinjtë dhe më thanë se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar”, tregon gruaja.

Duke mos qenë e sigurtë për diagnozën e parë, Kate një muaj më pas, kërkoi mendimin e një mjeku tjetër, i cili i tha se nuk kishte rrezik, por gjithsesi i sugjeroi bërjen e një mamografie me ultratinguj.

Në 4 nëntor, Kate iu nënshtrua mamografisë dhe biopsisë dhe vetëm pas disa orësh ju konfirmua se gjëndra e dyshimtë, ishte kancer. Tre ditë më pas, rezultate e biopsisë konfirmuan të njëjtën gjë dhe se tumori ishte përhapur në sistemin limfatik.

Kate Callaghan pretendon se vonesa e diagnostikimit të gjëndrës, rrezikon shumë jetën e saj, shkruan noa.al.

“Iu duhen 50 ditë qelizave të gjirit për tu riprodhuar dhe unë kam humbur 60, pasi pretendonin se stili i jetës sime nuk më fuste në listën e personave në rrezik”, shprehet e reja.

Kate po përgatitet për heqjen e gjirit dhe për kimioterapi, ndërsa rastin e saj e bëri publik, për të lajmëruar vajza dhe gra të tjera që të mos neglizhojnë kontrollin e shëndetit dhe konkretisht të gjinjve. /a.y/noa.al