Transmetuar më 30-11-2019, 21:02

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin këtë javë.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale.

Skuadra e njohur kroate Lokomotiva Zagreb, është një tjetër skuadër futbolli që është solidarizuar me shqiptarët pas tërmetit.

Kjo skuadër fitoi me rezultatin 4-0 në kampionat gjatë ditës së sotme.

Heronjtë e Lokomotivës ishin edhe dy shqiptarët, Myrto Uzuni i kombëtares kuqezi dhe Lirim Kastrati, që shënuan golat e avantazhit të dyfishtë.

Në këtë sfidë u aktivizuan edhe dy lojtarët tjerë të kombëtares shqiptare, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj.

"Kjo fitore e madhe u kushtohet miqve tanë të dashur në Shqipëri," janë fjalët që shoqërojnë fotografinë e lojtarëve shqiptarë të Lokomotivës, në Facebook-un zyrtar të klubit./a.k/noa.al/