Transmetuar më 30-11-2019, 19:47

Është hedhur pasditen e së shtunës në Bukuresht, shorti për grupet e kampionatit europian të futbollit "Euro 2020".

Për herë të parë në këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 ekipe europiane të cilat u ndanë në 6 grupe.

Ndeshja e parë e Europianit do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë.

Risia e këtij viti është që ndeshjet e finaleve të Europianit nuk do të luhen vetëm në një vend, por në 12 qytete të ndryshme evropiane.

Rëndësi për të gjithë shqiptarët përbën Kosova.

Në rast se dardanët triumfojnë në play-off e Ligës D të Ligës së Kombeve ndaj përfaqësueseve si Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia e Bjellorusia do të bëjë pjesë në grupin C të fazën finale të Europianit, dhe do të sfidojë përfaqësuese të tilla si Ukraina, Holanda e Austria, por kjo do të ndodhë vetëm nëse play-offin e Ligës A të Ligës së Kombeve nuk e fiton Rumania pasi në rast të kundërt Kosova do të spostohet në grupin F që është grupi i ferrit pasi bëjnë pjesë tre përfaqësuese të mëdha si Gjermania, Franca dhe kampionët në fuqi të Portugalisë. /a.k/noa.al/

Më poshtë keni grupet:

Grupi A

1- Turqia

2- Italia

3- Uells

4- Zvicra

Grupi B

1- Danimarka

2- Finlanda

3- Belgjika

4- Rusia

Grupi C

1- Holanda

2- Ukraina

3- Austria

4- Fitues i Play-Off D (Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bjellorusi )

Grupi D

1- Anglia

2- Kroacia

3- Fitues i Play-Off C (Skoci, Norvegji, Serbi, Izrael)

4- Republika Çeke

Grupi E

1- Spanja

2- Suedia

3- Polonia

4- Fitues i Play-Off B (Bosnjë-Hercegovinë, Sllovaki, Irlandë, Irlandë e Veriut)

Grupi F

1- Fituesi i Play-off A (Islandë, Bullgari, Hungari, Rumani)

2- Portugalia

3- Franca

4- Gjermania