Transmetuar më 30-11-2019, 06:54

Solidariteti me njerëzit në nevojë pas tërmetit fatal të 26 nëntorit, është intensiv dhe vetëm në 3 ditët e para të dhurimit janë mbledhur mbi tre milionë euro. Kështu sipas të dhënave zyrtare që gjeneron e-Albania, total i donacioneve deri në datë 29.11.2019 ora 18:00 është: 157,412,714 lekë ose 1.3 milionë euro; 1,694,887€; 125,772$ Sipas të dhënave, 34,146,942 lekë dhuruar online deri tani nga 3541 donatorë. Sakaq nuk janë përditësuar shumat e derdhura 12 orët e fundit që besohet të jenë po ashtu të konsiderueshme.

Ju mund të dhuroni drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

e-albania.al/dhuro

e-albania.al/donate