Transmetuar më 29-11-2019, 20:44

Klubi i Teutës, ekipi i futbollit të Durrësit, pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, por më tepër qytetin bregdetar, ka dalë me një mesazh inkurajues për tifozët dhe qytetarët durrsakë.

Edhe pse stadiumi ku luan Teuta ndeshjet, është bërë këto ditë qendër e pritjeve për shumë të pastrehë, si pasojë e tërmetit, klubi i futbollit, nisur nga stabilizimi i situatës në ditën e fundit, bën thirrje që të ruhet qetësia nga qytetarët, ndërsa konfirmon se “situata në klubin e Teutës të jetë e qetë, dhe, brenda pak ditëve, skuadra pritet të zbres në fushë për të rinisur përgatitjet anti-Skënderbeu."

Mesazhi i klubit Teuta:

“Ruani qetësinë!”

"Nuk mbahet mend që Durrësi të ketë qenë ndonjë herë në situatë më të vështirë që është aktualisht. Me probleme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit”.

“KF Teuta konfirmon se situata është qetësuar dhe ka ren ndjeshëm numri i pasgoditjeve .Ne mund t’iu themi se situata është duke u qetësuar. Mund t’iu sigurojmë se situata sizmologjike është shumë e qetë në këto orët e fundit. Nuk ka asnjë rrezik që njerëzit të shqetësohen. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me pasgoditje. Kjo ka bërë që situata në klubin e Teutës të jetë e qetë, dhe, brenda pak ditëve, skuadra pritet të zbres në fushë për të rinisur përgatijet anti-Skënderbeu./NOA.al