Transmetuar më 28-11-2019, 20:28

Një ditë më parë kampionët e Greqisë, PAOK, u solidarizuan me shqiptarët pas rënies së tërmetit duke hapur stadiumin për të mbledhur ndihma.

PAOK-u, ka mbështetur publikisht nismën e tifozërisë së tij, që ka nisur grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, ndihma që do të nisen drejt Shqipërisë.

“Tifogrupi Toumba po grumbullon ndihma për Shqipërinë dhe misioni i grumbullimit zgjat deri të enjten. Të nevojshme janë veshmbathje, ushqime, pije dhe trajtime mjekësore”, shkruante dje tifogrupi i PAOK.

Me dhimbjen e shqiptarëve është solidarizuar edhe klubi tjetër grek, Panathinaikos.

Përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook”, klubi i Panathinaikos vjen me një mesazh të madh për shqiptarët:

“Dhimbja e shpirtit tuaj është edhe e jona. Vajtojmë dhjetëra viktima në tërmetin vdekjeprurës në Shqipëri”./a.k/noa.al/