Transmetuar më 28-11-2019, 16:03

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të humbasë pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Në përditësismin e muajit nëntor, skuadra kuqezi ka zbritur me një pozicion dhe tani mban vendin e 66-të.

Shkak për këtë janë rezultatet në dy ndeshjet e fundit në eliminatoret e Euro 2020, barazimi 2-2 me Andorra dhe humbja 2-0 ndaj Francës.

I njëtji diskutim edhe për Kosovën. Ngjitja e “Dardanëve” jo vetëm është ndërprerë, teksa skuadra kosovare ka humbur një vend në renditjen e FIFA-s dhe pozitionohet e 115-ta.

Ndërkohë, nuk ka ndryshime mes kryesuesëve. Belgjika vazhdon të mbajë vendin e parë, ndërsa ndjekin në vendin e dytë dhe të tretë Franca dhe Brazili.