Transmetuar më 27-11-2019, 10:40

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Greqia u zgjua me lëkundje sizmike me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter.

Sizmiologu grek Gerasimos Chouliaras ka treguar nëse tërmeti me epiqendër në ishullin e Kretës kishte lidhje me Shqipërinë.

"Ky tërmet është shumë i thellë. Tërmetet ekstreme nuk kanë tronditje. Është në një zonë nënujore dhe për rrjedhojë nuk paraqet probleme. Ky tërmet nuk ka asnjë lidhje me tërmetin shqiptar ”, tha ai për median greke Zougla.

Fatmirësisht deri më tani nuk flitet për viktima në njerëz, ndërkohë që verifikimet janë në vijim.

Tërmeti i fuqishëm është shënuar në orën 08.23, duke krijuar panik, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.