Transmetuar më 26-11-2019, 17:43

Të gjithë thuajse e kemi përjetuar një dhimbje shpuese në gjoks e cila na vështirëson edhe frymëmarrjen.

Ndonëse zgjat vetëm pak sekonda, shqetë simi që e shkakton padyshim se ju vë në stres

Por, çfarë saktësisht është kjo dhimbje?

Sindroma e dhimbjes prekordiale

Ky është emri mjekësor që i jepet dhimbjes shpuese, të cilën shumica e ngatërrojnë me sulm në zemër.

Është dhimbje që shfaqet në gjoks dhe ndodh para zemrës, prandaj edhe quhet parakordiale.

Zakonisht shfaqet te fëmijët dhe te të rinjtë, por edhe të rriturit mund ta përjetojnë herë pas here.

Ndodh kur jeni duke pushuar, por mund të ndodh edhe pas një episodi me ushtrime fizike.

Çfarë e shkakton atë?

Megjithëse dhimbja është bezdisëse dhe afër zemrës, kjo nuk nënkupton se keni ndonjë problem me zemrën.

Si ta rregulloni këtë problem

Ndonëse është e parehatshme, kjo dhimbje nuk është urgjencë mjekësore.

Përpjekja për të marrë frymë thellë gjatë asaj periudhe është e vështirë, por ndihmon që dhimbja të largohet më shpejt.

Përveç nëse dhimbja ndërlidhet me ndonjë sëmundje serioze si bronkiti apo astma, nuk keni arsye pse të brengoseni.

Kjo sindromë zakonisht zhduket vetvetiu kur personi e arrin moshën 20 vjeçare dhe nuk ka nevojë të trajtohet.