Transmetuar më 24-11-2019, 13:08

Boronicat e zeza përfshihen në listën e super frutave, dmth frutat që kanë veti të mëdha të dobishme për trupin tonë, dhe, si e tillë, sot kultivohet dhe shfrytëzohet gjithnjë e më shumë edhe nga marketingu. Çfarë duhet të dini në lidhje me këto fruta, cilat janë përfitimet për shëndetin tonë dhe si shfrytëzohen ato.

Boronicat e zeza, janë të pasura me shumë substanca që janë të mira për shëndetin tonë: si vitaminat A, B, C dhe E, flavonoidet dhe fibrat të cilat, siç tregojnë studime të ndryshme shkencore, kanë efekte të dobishme.

Kryesisht ato përdoren për të ngadalësuar shenjat e plakjes, në fakt ato janë të pasura me antioksidantë që kufizojnë kolesterolin e keq, ato gjithashtu përmirësojnë rrjedhën e gjakut. Këto fruta gjithashtu kanë një rol të dobishëm kundër arteriosklerozës dhe për këtë arsye ato konsiderohen një "ushqim funksional", që natyrisht ka veti mbrojtëse për organizmin.

Studime të tjera kanë treguar që boronicat e zeza janë në gjendje të kundërveprojnë qelizat e kancerit të zorrës së trashë, duke patur kështu një efekt të mundshëm anti-tumor. Për më tepër, boronicat mund të përdoren si agjentë kimoprotektivë kundër zhvillimit të sëmundjes, duke përfaqësuar një strategji të re për të trajtuar kancerin.

Nëse e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme, studiuesit e dinë se boronicat mund të zvogëlojnë rrezikun e mbipeshës sepse ato bashkëveprojnë me rritjen e kolesterolit të futur në trupin tonë me dieta shumë të pasura me yndyrë./b.l/noa.al/