Transmetuar më 19-11-2019, 18:50

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ish-kreun e shtetit, Rexhep Meidani me të cilin kanë diskutuar për rëndësinë e zgjidhjes së krizës politike.

"Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale", shkruan Meta në Facebook.

Ky takim vjen disa orë pasi në zyrën e kreut të shtetit ishin kryetarët e partive opozitare.

Meta njohu opozitën me atë që ai i quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë ai ka kallëzuar edhe kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. /k.k/noa.al/