Transmetuar më 19-11-2019, 11:13

Në hotelet luksoze vijnë gjithnjë e më shumë të reja që lënë pa fjalë. Duket se në Dubai asgjë nuk është e tepërt, madje edhe e pamundura bëhet e mundur.

Në Palm Island, po ndërtohet një hotel luksoz në të cilin turistët mund të përhumben mes akuriumeve dhe peshqve shumëngjyrësh në vaska të mëdha dhe në sallone spektakolare.

Hoteli i ndërtuar në Palm Jumeirah ka një kosto me shumë zero dhe është ndër më të lartit në zonë, i cili pritet që të përfundojë brenda vitit 2020.

‘Royal Atlantis Resort & Residence’ do të kapë një kosto prej 1.4 miliardë dollarë dhe do të jetë i lidhur me ‘Atlantis The Palm’ ku të dy hotelet bashkë, kapin një sipërfaqe prej 63 hektarësh.

Hoteli i ri Atlantis do të ketë dy kulla të lidhura dhe me ura dhe pishina. Në të do të ketë 795 dhoma dhe suita, të cilat do të jenë të pozicionuara në 43 kate.

E veçanta e tij do të jetë një akuarium i mbushur me meduza, ndërsa tema qëndrore e tij është uji dhe peshqit. Po ashtu në këtë hotel ka dalje që të çojnë në plazhe private. /a.y/noa.al/