Transmetuar më 19-11-2019, 11:14

Një grua 35-vjeçare i ka ngulur të dashurit thikën 30 herë gjatë një debati në orët e vona.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike në Dukinfield, ajo telefonoi shefin dhe i tha: ‘Nuk mund të ndalja veten, e thera deri në vdekje".

Gjatë debatit në ballkonin e apartamentit, Clare McMahon theri me thikë viktimën John Robinson në qafë, kurriz dhe në bark.

Sipas Gjykatës, ajo telefonoi shefin e punës, Daniel McManus në mesnatë dhe i tha se gjithçka ndodhi për shkak të histerisë nga ana e saj.

Ndërkohë që ai përpiqej ta qetësonte, Clare i tha se i dashuri i ishte drejtuar me thikë dhe e kishte prerë në dorë para se ajo t’ia merrte nga dora e ti shkaktonte vdekjen.

"Unë mendoj se e kam vrarë, e kam therur për vdekje", dëshmoi sipërmarrësi Daniel duke u bazuar në telefonatën e saj.

Ndërkohë Prokuroria po vijon hetimet që të zbardhë ngjarjen dhe motivet që shkaktuan vdekjen e 37-vjeçarit.