Transmetuar më 19-11-2019, 10:59
Foto ilustruese

Policia e Dibrës thotë se ka vënë në pranga të dyshuarin për plagosjen e ndodhur në muajin mars në Peshkopi.

Si rezultat i kontrolleve të shtuar, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët, mbrëmjen e kësaj të hëne është vetëdorëzuar në polici, 34-vjeçari Argjend Shehu.

I riu dyshohet se është autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 33-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 10 mars në qytetin e Peshkopisë.

Shehu ishte shpallur në kërkim nga policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi më 10 mars, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.

Ndaj tij Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”. /a.y/noa.al/