Transmetuar më 19-11-2019, 10:20

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që ti kthejë telefonin Kejvina Kthellës, e cila po hetohet për lidhjen me Redjan Rrajën. Ky vendim erdhi pas kërkesës së modeles për heqje të sekuestros së vendosur për makinën, celularin dhe llogaritë bankare.

Ndërkohë, është vendosur që ti mbahet makina, e cila konsiderohet provë, si dhe llogaritë bankare. Telefoni është hetuar dhe Prokuroria nuk ka më interes për ta mbajtur.

Kejvinës dyshohet të ketë lidhje me Redjan Rrajën, i cili thuhet se mund të jetë pjesë e atentatit që tronditi pak kohë më parë Durrësin.

Sekustroja iu vendos në llogari të hetimeve, pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, ngjarjen e ndodhur më 1 Nëntor, tek mbikalimi i Shkozetit.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur Prokurori Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi, apo  “Rrumi i Shijakut” dhe Andi Maloku, shoferi i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë.