Transmetuar më 18-11-2019, 16:24

Presidenti Ilir Meta ka shpallur të padëshirueshëm ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Në letrën dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, Meta shkruan  se Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.

Lajmi konfirmohet përmes një shkrese, që kreu i shtetit i ka dërguar  ditën e sotme, Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë por edhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë.

“Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë, nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në kërkesën e Presidentit, Ilir Meta.

Bernd Borchardt ka pasur gjatë vitit të fundit kontradikta të shumta me opozitën, lidhur me qëndrimet e tij. "Shame on You", ishte një parullë që ishte shkruar në hyrje të pallatit të tij, gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale. /NOA.al