Transmetuar më 17-11-2019, 19:59

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fushë-krujë – Milot.

Raportohet se tre makina janë përplasur mes tyre, teksa flitet edhe për të lënduar.

Paraprakisht thuhet se shkak i kasidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte një nga automjetet.

Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për në Spitalin e Traumës. /k.k/noa.al/