Transmetuar më 16-11-2019, 21:34

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në Podujevë.

Një person ka ndërruar jetë teksa ishte duke hyrë në banjë për të bërë dush.

Organet hetimore kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë trupin e të ndjerit dhe e kanë dërguar në Prishtinë.

Rasti konsiderohet si “Vdekje e Dyshimtë”./a.k/noa.al/