Transmetuar më 14-11-2019, 12:23

Lëkura e qenve mund të jetë me ngjyra të ndryshme por sigurisht jeshilja nuk është në mesin e tyre. Megjithatë është një qen jeshil që është fotografuar disa ditë më parë në një lagje banimi të Petaling Jaya, Malajzi.

Kafsha e varfër ishte lyer me bojë dhe po bridhte rrugët e qytetit në kërkim të ushqimit, duke kërkuar nëpër qese plehash.

Imazhi i qenit jeshil ka udhëtuar nëpër botë dhe ka shkaktuar indinjatë të thellë falë një postimi në Facebook të publikuar nga Shazreen Othuman, një banor i zones.

"Kushdo që e ka bërë këtë gjest duhet të jetë i sëmurë mendor. Është krejt çnjerëzore të mendosh për të bërë gjëra të tilla ”, shkroi djali.

Viraliteti i lajmit gjithashtu bëri që Shoqata Malajziane e Patologjisë Veterinare (MAVP) të komentojë: "Boja është shumë e rrezikshme për kafshët, gjithashtu mund të jetë vdekjeprurëse sepse ndërpret sistemin e frymëmarrjes, shkakton përzierje, marramendje dhe alergji të lëkurës.

Në fakt – ata sqaruan në një shënim se qeni i varfër është shumë i sëmurë, ai ishte helmuar me të njëjtën bojë ”./b.l/noa.al/