Transmetuar më 14-11-2019, 08:45

Një fëmijë vetëm 19 muajsh ka gjetur vdekjen, i mbytur nga një panine që po hante në çerdhe.

Symhir Penn mbeti pa frymë duke ngrënë një panine me proshutë pule gjatë drekës në një kopsht private në Mesa të Arizona, SHBA.

Nëna e tij Star Jones, e kishte besuar tek edukatoret, por pak orë më vonë mori një telefonatë duke i thënë se i biri nuk ishte mirë.

Fillimisht asaj i kishin thënë se kishte ardhur ndihma e shpejtë dhe se vogëlushi ishte mirë, por kur nëna mbërriti, u deklarua i vdekur.

Symihir kishte mbetur shumë kohë pa frymë, ku mungesa e oksigjenit në tru, i kishte bllokuar të gjithë funksionet jetësore.

Tashmë janë në vijim hetimet për të kuptuar nëse ngjarja e rëndë e ndodhur në mes të muajit tetor mund të shmangej, shkruan noa.al. Nëna vendosi që ta bëjë publike historinë e Symhir, për t’iu thënë nënave të tjera që të sigurohen për personelin, para se të regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo kopshte. /a.y/noa.al/