Transmetuar më 13-11-2019, 09:26
Foto ilustruese

Një person i cili dyshohet se shpërndante kokainë është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Gjatë mbrëmjes së kësaj të marte u bë arrestimi i D. V., 49 vjeç, banues në Maminas, Durrës.

Kjo pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,

10 doza lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al/