Transmetuar më 13-11-2019, 08:57

Bukuroshja shqiptare Einxhel Shkira së fundmi u pa si pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel, por kjo eksperiencë e saj zgjati vetëm pak javë, pasi më tej u largua.

Shkak për largimin tha se ishte mos përshtatja me rubrikën që drejtonte.

Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe bukuroshja seksi vjen me një program të ri dhe në një televizion tjetër.

Ajo do të drejtojë një emision sportiv dhe konkretisht “Pressing”.

Einxhel do t’i bashkohet Gerti Çarçanit çdo të hënë dhe të enjte, në orën 22:00.

Gjithçka është konfirmuar nga televizioni “ABC News” ku në video moderatorja thotë, “Duke folur për gjithçka që është emocionuese në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.” /a.y/noa.al/