Transmetuar më 12-11-2019, 19:46

Policia italiane në Marcianise, në zonën Caserta, kanë vënë në pranga pesë shqiptarë.

Ata u kapën me shumë sende me vlerë të cilat i kishin vjedhur në disa grabitje të kryera në provincën e Avellinos.

Fillimisht autoritetet ndaluan një makinë në të cilën ishin dy shqiptarë, ku nga kontrollet iu gjetën katër mijë euro.

Ata më pas kontrolluan vendbanimin e tyre, ku ishin tre bashkatdhetarët e tjerë, u gjetën bizhuteri, orë dhe sende të tjera të çmuara.

Nga hetimet rezultoi se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi, Avellino, në 28 tetor dhe 5 nëntor. /k.k/noa.al/