Transmetuar më 12-11-2019, 19:32

Eduart Ndocaj, ish-deputeti i njohur me emrin "kaubojsi", një nga personazhet më interesant të spektaklit të vallëzimit, "Dance With me", thotë se, "sikur DANCE WITH ME të ishte me votat e publikut, unë dhe Kejvina do i fitonim të gjitha netët, sepse shihet qartë se klikimet, pëlqimet dhe shikimet janë mbi 30% e më tepër se të gjithë."

"Por kjo s’do të thotë se ata s’janë fitues, kushdo që e ka marrë kupën, janë sepse aty të gjithë po lodhen dhe po sakrifikojnë", u shpreh Ndocaj, i cili është në parneritet me vajzën simpatike të ekranit, Kejvina Kthella. Kjo e fundit pavarësisht se u përfshi këtë javë në një lajmet e kronikës së zezë, ka vijuar normalisht përgatitjet për spektaklin krah Ndocajt në vallëzim

 Reagimi i plotë i Eduart Ndocajt:

"Por, disa se kanë kuptuar, se ajo s’është garë baleti, po është thjeshtë një spektakël i mirorganizuar, ku duhet të japim atë që mundemi dhe duke respektuar njëri-tjetrin për çdo sakrificë që japim për veten tonë, publikun dhe stafin e DANCE-it, që mundohen edhe ata të japin maksimumin që ne të gjejmë vetveten në çdo rol".

"I vetmi që nuk ka të bëjë në këtë spektakël, që s’është pjesë e televizionit jam un, se të tjerët janë pjesë e televizionit dhe shumë spektakleve të tjera, që i bën ata të jenë 50% balerinë, janë këngëtarë të mirëfilltë, njekohësisht duan, s’duan vallëzojnë, kanë marrë pjesë në disa konkurrime baleti, kanë marrë pjesë në disa emisione baleti, pra, me pak fjalë janë aty gjysëm balerina e balerinë. Arritja ime, të gjej veten dhe të konkurroj me ta, ka qenë shumë e veshtirë dhe shumë e lodhshme duke kaluar edhe në disa probleme me muskujt dhe mbipeshën. Pra, aty unë në një menyrë apo tjetrën demonstrova se asgjë s’është e pamundur dhe asgjë s’të dhuron njeri pa lodhje e sakrifica".

/NOA.al/