Transmetuar më 12-11-2019, 18:51

Një person është plagosur pas një aksidenti që ndodhi pasditen e kësaj të marte në aksin Korçë-Pogradec.

Raportohet se në ngjarje u përfshinë një makinë dhe një motor, të cilët u përplasën.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, një 55-vjeçar nga fshati Pirg.

Ka qenë vetë drejtuesi i automjetit që ka njoftuar policinë për aksidentin, dhe personin e plagosur e ka dërguar ai në spital.

Janë ende të paqarta shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/