Prej kohësh pjesë e komunitetit transgjinor, e njohur me emrin Anxhela, është sulmuar fizikisht në kryeqytet pasditen e sotme nga disa djem të rinj, rreth të 20-ve, duke përfunduar në spital.
Në rrjetet sociale, janë publikuar edhe pamjet e Anxhelës së gjakosur nga spitali, pas rrahjes.
Në një postim në Twitter, “Historia ime”, i specializuar në raportimet e çështjeve për të drejtave të njeriut në vend, shkruan se sulmi ka lidhje me orientim e saj seksual, ndërsa u bën apel autoriteteve të zbardhin ngjarjen.
Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, shoqata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, iu bëri thirrje autoriteteve të identifikojnë sa më shpejtë autorët e t’i sjellin para drejtësisë. Pamjet janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e ai transgjinor përballen në Shqipëri. Ne nuk do të heshtim!”, shkruan "Historia ime", në postim, lidhur me rrahjen e Anxhelës.
Anxhela u bë pjesë e kronikës së zezë edhe një herë tjetër, pak vite më par, pas një sherri me thika në qendër të Tiranës, por konflikti ndodhi brenda komunitetit LGBTI./NOA.al