Transmetuar më 12-11-2019, 15:59

Nga tensionet e krijuara gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Astirit 13 persona mbeten të plagosur.

Prej tyre, 8 janë banorë dhe 5 efektivë policie. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë asnjë prej personave të lënduar nuk ishte në rrezik për jetën.

Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në urgjencën e spitalit universitar të Traumës ku edhe morë ndihmën e parë.

Të lënduarit u paraqitën kryesisht me trauma fizike, probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit të përdorur dhe traumë psikologjike.

Sakaq, 10 prej të lënduarve kanë lënë spitalin, ndërsa në terapinë e urgjencës kanë mbetur edhe tre banorë.

Banorët e lënduar janë vizituar sot nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe disa deputetë të kësaj partie. /NOA.al