Transmetuar më 12-11-2019, 14:48
I ndaluari gjate shoqerimit

Një person i cili qëlloi me armë drejt një makine, është arrestuar nga policia e Lezhës.

Pas informacioneve të siguruara nga policia, u bë arrestimi i Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.

I dyshuari ishte i shpallur në kërkim në muajin tetor të këtij viti, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.

Kapja e tij u bë pasditen e kësaj të hëne, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një person në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë.

Ndaj Përdodës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materiualet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”. /a.y/noa.al/