Transmetuar më 12-11-2019, 13:48

Vuajtja nga prishja e dhëmbëve nuk është çështje gjenetike, por është pesha e nënave gjatë shtatëzanisë që na bën më të ndjeshëm ndaj kësaj gjendje të dhëmbëve. Le të shohim së bashku se si është e mundur dhe cilat janë shkaqet e kariesit.

Gjenetika dhe prishja e dhëmbëve. Për të kuptuar nëse predispozicioni për kariesin kishte një komponent gjenetik, shkencëtarët analizuan një grup prej 173 palë binjakësh, disa identikë dhe të tjerë jo identikë.

Të dhënat e mbledhura treguan se në binjakët identikë, domethënë që kanë një gjenom identik, niveli i kariesit ishte i larmishëm, kjo do të thotë që kjo gjendje e dhëmbëve nuk është e lidhur në mënyrë rigoroze me ADN-në, por ndikohet nga faktorë mjedisorë, si p.sh. për shembull prania e ulët e fluorit në ujë.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Studimi në fakt arriti të identifikojë një lidhje midis gjendjes shëndetësore të nënës gjatë shtatëzanisë dhe stilit të jetesës së saj, dhe gjendjes së dhëmbëve të fëmijëve të ardhshëm: konkretisht, mbipesha në shtatëzani rrit rrezikun e lindjes në botë të fëmijëve që do të vuajnë nga prishja e dhëmbëve.

Mbipesha është e lidhur me prishjen e dhëmbëve. Dikush pyet veten se si të qenurit obez gjatë shtatëzënësisë rrit rrezikun e lindjes së fëmijëve që janë më të prirur për prishjen e dhëmbëve. Ndoshta, shpjegojnë shkencëtarët, pesha e nënës ka një ndikim biologjik në zhvillimin e fetusit ose mbase rreziku i kariesit rritet, sepse gjatë gestacionit sasia e sheqerit të konsumuar nga gruaja është e tepërt.

Ky studim është shumë i rëndësishëm pasi na ndihmon t’i kushtojmë më shumë vëmendje higjenës sonë orale. Në fakt, të besosh se shkaqet e prishjes së dhëmbëve janë gjenetike, na bën që të kujdesemi më pak për dhëmbët tanë, me një rritje të mëvonshme të rrezikut të zhvillimit të problemeve./b.l/noa.al/