Transmetuar më 12-11-2019, 13:47

Vetëdorëzohet në polici një nga dy vëllezërit e shpallur në kërkim, për vrasjen e Indrit Çelaj, në vilën e tyre në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Griseldo Kusi është dorëzuar në polici ditën e sotme, i shoqëruar nga avokati i tij.

31-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij, Albano Kusi, 28 vjeç, akuzohen se pas një konflikti të çastit me Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës së babait të tyre Bujar Kusi, e plagosën me armë të riun, i cili gjeti vdekjen në spital.

Gjithçka pas një konflikti mes dy vëllezërve Kusi me punëtorin e ndjerë mesditën e 22 gushtit, për rrjedhjen e ujit të kondicionerit.

Aktualisht vijon të jetë në kërkim edhe i riu Albano Kusi. /a.y/noa.al/

Vrasja e Indrit Çelaj, kontroll në banesat e vëllezërve Kusi, gjenden armë

Dosja/ Vrasja e Indrit Çelajt, si u tentua të manipulohej se ra nga skela

Vrasja e Indrit Çelajt, shpallen në kërkim ndërkombëtar vëllezërit Kusi