Transmetuar më 12-11-2019, 13:45

Reperit Lil Reese ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në qafë.

Ngjarja ndodhi rreth 26 milje nga Chicago dhe dyshohet të jetë atentat ndaj artistit.

Autoritetet arritën në vendngjarje dhe identifikuan artistin, emri i vërtetë i të cilit është Tavares Taylor, si viktimë e të shtënave.

Të hënën u raportua nga Dailymail se ai është në gjendje kritike. Ndërkohë, në mik i tij reagoi me anë të një postimi në Tëitter, duke shkruajtur "Reese është mirë".

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk është raportuar nëse Reese ka patur konflikte apo jo.