Transmetuar më 12-11-2019, 13:30

Ylli i "KUWTK", Khloe Kardashian e ka humbur përfundimisht mundësinë që të kthehet në krahët e ish-bashkëshortit.

Lamar Odom shpalli fejesën me partneren e tij të re, Sabrina Parr, me të cilën do martohet së shpejti.

“Ju prezantoj me të fejuarën time. Shumë shpejt znj. Parr-Odom. Ajo është e duhura”, shkruajti ai në një postim në Instagram.

Në fotografi binte në sy unaza me gurë diamanti, me të cilën i propozoi Lamar.

Khloe Kardashian dhe Lamar ishin të martuar që prej 2009 deri në vitin 2013. Pavarësisht divorcit, ata ruajtën marrëdhënie të mira.

Sa i përket historisë së fundit të Khloe me Tristan Thompson, ky i fundit po përpiqet ti vjedhë zemrën moderatores. Ende nuk dihet se çfarë do ndodhë mes tyre pasi çdo gjë mund të hidhet pas krahëve për hir të vajzës që kanë bashkë.