Transmetuar më 12-11-2019, 11:41

Deklarata e reperit T.I, i cili tha se detyron vajzën të bëjë çdo vit testin e virgjërisë i habiti të gjithë.

Deyjah Harris, 18 vjeçe reagoi në heshtje duke pëlqyer shkrimet në rrjete sociale ku përdoruesit e quanin babain e saj “të pështirë” dhe “kontrollues”.

Madje ajo nuk e ndjek T.I në Twitter apo Instagram, por nuk është e qartë nëse kjo ndodhi pas deklaratës apo ishte më parë.

Reperi guxoi ta thoshte publikisht në emisionin "Ladies Like Us", ku u shpreh se tradita nisi kur vajza festoi 16-vjetorin.

Atë vit, T.I zgjodhi ti bënte dhuratë një vizitë tek gjinekologu në orën 09:30. Deyjah duket se nuk e pëlqen këtë veprim të babait, por nuk dihet nëse ia ka bërë të qartë.