Transmetuar më 12-11-2019, 11:29

Reperi Mozzik i kërkoi falje publike një fansi, i cili kishte bërë 400 km për të shkuar në koncertin e tij.

Arsyeja përse artisti bëri këtë veprim ishte sepse ndihej fajtor që nuk bëri fotografi me të.

Por Mozzik u justifikua duke thënë se ishte shumë i lodhur dhe nuk arriti të përgjigjej siç duhej të gjithë fansave.

"Bëra nja 20-30, por e dëgjova një fjalë që më tha dikush nga larg: ‘O, i kam bërë 400 km vetëm  për të ardhur në koncertin tënd. Shoferi vazhdoi rrugën dhe i rashë pishman që nuk munda të ndalesha të bëja një foto me të", u shpreh Mozzik në emisionin NIN.

Menjëherë pas kësaj, i kërkoi falje fansit duke i thënë që të mos e shante.