Transmetuar më 12-11-2019, 11:00

Presidenti Ilir Meta reagon ndaj tensioneve te Unaza e Re, ku banorët banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe u përplasën me policinë qysh në orët e para të ditës së sotme dhe për pasojë pesë efektivë mbetën të plagosur, ashtu sikundër edhe shtatë qytetarë.

Meta thotë se është e papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

“Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Presidenti.

IKMT ka prishur sot 5 objektet e para tek zona e “Astir” për projektin e Unazës se Madhe. Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që deri norën 10.00 janë prishur 2 objekte trekatëshe, 2 dykatëshe dhe 1 njëkatëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar në 2 objekte të tjera. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. /a.y/noa.al/

Protestuesit e Unazës së Re e ndezin “zjarr”, përplasje me policinë, gurë dhe bomba molotov/ Ka të lënduar

Shembja e banesave te "Astiri", mes të plagosurve edhe babi i Stresit

Situatë shqetësuese tek "Astiri", 7 qytetarë dhe 5 policë të plagosur

Konfrontime te “Astiri”, forca të shumta policie dhe qytetarë të shtrirë përtokë