Transmetuar më 12-11-2019, 10:49

Miku i ngushtë i Eri Zefit, i riu 34 vjeçar i cili u gjet i pajetë i hedhur pranë Rrugës se Kombit ditët e para të tetorit 2019, u identifikua si një nga autorët e vrasjes dhe sot, ai u vetëdorëzua në polici.

Blutë e Mirditës në një informacion zyrtar për arrestimin e Mikel Gjovalin Alia, bënë me dije edhe detajet e operacionit.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fan ,Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E.R., ju informojmë se: Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që ti dorëzohej organeve të drejtësisë

Sot nga Policia e Lezhës u bë ndalimi i shtetasit Mikel (Gjovalin).Alia, i dyshuar për vepren penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”.

Krimi u shënua në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit, pak pasi Alia kishte telefonuar Zefin dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonin për të vjedhur një sasi kanabisi, në zonën e Zall Xhuxhës. Duke mos pasur dyshime tek miku i fëmijërisë, ai ka pranuar dhe bashkë me 40-vjeçarin, Eri Zefi u nis me makinën e tij.

Por rruga u ndërpre në mes, pikërisht në vendin ku ishte ngritur prita, për të cilën Mikel Alia ishte paguar, duke prerë në besë 34-vjeçarin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime te mëtejshme./b.l/noa.al/