Transmetuar më 12-11-2019, 10:36

Tom dhe Delma Ledbetter, nga Teksasi, ishin rreth të 20-ve ku u njohën nga një shok i përbashkët kur ishin fare të rinj.

Ata u lidhën dhe u martuan shumë shpejt, pak javë pasi u njohën. Por pavarësisht kësaj, lidhja e tyre vazhdoi për 62 vite të tjera.

Kur gruaja u sëmur në pleqëri, familja e çoi në një azil ku mund të kujdeseshin për të. Burri i saj, Tomi, u sëmurë rëndë vetëm pak ditë më vonë.

Familjarët e çuan te i njëjti azil dhe ua vunë shtretërit pranë njëri-tjetrit. Deri në çastet e fundit ata i mbajtën dorën-njëri-tjetrit, dhe nipërit e fotografuan atë çast.

Të dy vdiqën vetëm 60 minuta larg njëri-tjetrit.

“Së bashku për 62 vjet këtu në tokë dhe tani ata do të vazhdojnë të ndajnë dashurinë e tyre në Parajsë. Gjyshi dhe nëna ime të dy vdiqën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit pak më shumë se një orë larg.

Ai është një bekim për ata që të mund të shkojnë së bashku! shkroi në Facebook Stephanie Rutkoëske ditën kur vdiqën gjyshërit e saj./b.l/noa.al/