Transmetuar më 12-11-2019, 10:17

Tiranë – Gjatë aksionit të rinisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit tha zyrtarisht se ka pasur dhunë nga protestuesit.

Sipas saj, banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Por policia ka qenë aktive kundër protestuesve ndaj edhe 7 banorë janë plagosur. NOA mëson se këta banorë po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit thotë se u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do të përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri. IKMT prish pese objektet e para tek “Astir”

Mjetet e rënda të IKMT kanë prishur 5 objektet e para tek zona e “Astir” për projektin e Unazës se Madhe. Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që deri norën 10.00 janë prishur 2 objekte trekatëshe, 2 dykatëshe dhe 1 njëkatëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar në 2 objekte të tjera. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e