Transmetuar më 12-11-2019, 09:22

Aksident me pasojë dy persona të plagosur, një në gjendje kritike është regjistruar në qytetin e Elbasanit.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur te parku Krast, Elbasan,  ku drejtuesi i mjetit E.M., 24 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë,  duke drejtuar mjetin tip, "Benz",  ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeria shtetasja Elda Samurri, 20 vjeçe, banuese në Elbasan,  e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Por për shkak të plagëve të mërra ajo pritet të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin E.M., 24 vjeç.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"./b.l/noa.al/