Transmetuar më 11-11-2019, 23:16

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

“Grupet kriminale janë goditur kudo. Në çdo qytet: Tiranë, Vlorë, Shkodër, kudo!”, theksoi ministri i brendshëm në emisionin Opinion.

Sa i përket atentatit ndaj prokurorit, ministri tha se nuk dinte shumë detaje për këtë ngjarje pasi nuk ishte drejtues policie.

“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, tha zoti Lleshaj.

Redjan Rraja, është i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Pëllumb Muharremi.

Prokuroria dhe Policia vazhdojnë kërkimet për të ndaluar persona të tjerë që mund të këna marrë pjesë në atentat.