Transmetuar më 11-11-2019, 21:12

Një fermer në Zvicër ka shokuar me veprimin e tij duke abuzuar seksualisht me kafshë në fermën e prindërve.

Ngjarja ka ndodhur në Thurgau dhe bëhet fjalë për një 30 vjeçar me nofkën “Andreas F.”

Delet, lopët, viçat, dhitë, derrat, nuk u kursyen nga 30-vjeçari, madje as qeni i tij, shkruan Blic.

“Andreas F.” u zbulua kur ai pati një aksident ku gjatë një takimi seksual me një kafshë, ai u plagos nga një dem me peshë 300 kilogramë, transmeton KosovaPress.

Gjykata e Qarkut Ëeinfelden në kantonin Thurgau dënoi “Andreas” me tre vjet psikoterapi për të kuruar shtytjen e tij seksuale ndaj kafshëve.

Tani për tani, dihet pak për këtë çrregullim seksual.

Arsyeja: Shumë pak pacientë me zoofili (të përkthyera si “dashuri për kafshët”) janë të gatshëm të zbulojnë çrregullimin dhe të aplikojnë për trajtim.

“Ata shpesh bëhen të turpëruar ose kanë frikë nga komentet e këqija për rrethinat e tyre,” thotë Sebastian Dittert, një psikiatër dhe specialist i psikoterapisë që ka hulumtuar shkencërisht zoofilinë.