Transmetuar më 11-11-2019, 20:26

Kreu i Qeverisë shqiptare ka folur sërish për atë që artikulohet si minishengeni Ballkanik, dhe që një ndër qëllimet kryesore ka lëvizjen e lirë mes gjashtë vendeve.

Duke folur në çeljen e ekspozitës “Përtej Kufijve”, në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, Rama tha se nisma për të lëvizur pa viza në gjashtë vendet e Ballkanit do të krijojë një frymë pozitive për ekonominë.

“Me çuarjen përpara të marrëveshjes, ne besojmë se vitin e ardhshëm do të kemi një bum turistësh kinezë pasi në uajt në vijim do të dakordësojmë se për turistët kizë nuk do të jetë e nevojshme të këtë më shumë se një pikë hyrëse në sendin e dokumentacionin  dhe në të gjithë  zonën ku do funksionojnë marrëveshja, do të jetë e mundur që ata do të lëvizin pa viza.

Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë  numrin më të madh të turistëve kinezë, mundësia për të ardhur në Tiranë qoftë përmes aeroportit pa vizë, qoftë  përmes rrugës nga Maqedonia e Veriut  pa vizë, do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës sotme në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë për turistët kinezë nuk do të jetë as më shumë dhe as më pak, por një energji që sot ne nuk arrijmë ta perceptojmë aq sa duhet dhe aq si duhet në funksion të ekonomisë së turizmit”, tha Rama.