Transmetuar më 11-11-2019, 19:27

Elefanti i cili mori emrin e udhëheqësit të vrarë të Al-Kaedës, Osama bin Laden, pasi sulmoi pr vdekje pesë fshatarë indiane, është kapur gjatë një operacioni masiv.

Policët gjurmuan “Bien Laden” në shtetin verilindor të Assam, përmes një pylli për disa ditë duke përdorur drone dhe elefantë të zbutur.

“Dy shigjeta u qëlluan nga ekspertë të cilët kishin qetësuar elefantin mashkull,” i tha AFP-së një zyrtar i lartë pyjor.

Kafsha vrau pesë njerëz, duke përfshirë tre gra, gjatë një përleshje 24-orëshe në rrethinat e Goalpara në muajin tetor.

Afro 2,300 njerëz janë vrarë nga elefantët në Indi gjatë pesë vjetëve të fundit, ndërsa 700 elefantë janë vrarë që nga viti 2011./NOA.al