Transmetuar më 11-11-2019, 19:04

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears, 37-vjeçe, prej kohësh është raportuar se po lufton me probleme të shëndetit mendor.

Pas terapisë, diva e muzikës  duket se ka nisur një jetë të re. Gjatë javës së fundit, është shfaqur në tapet të kuq, ndërsa ka postuar dhe disa foto, ku duket se veç terapisë, po i kushton rëndësi edhe ushtrimeve fizike, për t’u rikthyer në formë.

Britney Spears raportohet se aktualisht ka "probleme të vetëvlerësimit’, ndërsa ajo ndau një seri ushtrimesh fizike, që besohet se do ta rikthejnë atë më të ‘fortë’.

Ajo po bën gjithçka që duhet për të qëndruar e fortë dhe e shëndetshme me ndihmën e ‘trajnerit të saj të palestrës’, teksa ndau edhe foto gjatë përgatitjeve në oborrin e shtëpisë së saj, e veshur me bikini. /NOA.al