Transmetuar më 11-11-2019, 18:35
Foto ilustrim

Në muajt e fundit shumë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Mbrëmjen e sotme një i tillë ka ndodhur në Mërqi të Lezhës.

Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, që menjëherë është transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave ka stimuluar aksidentin. /k.k/noa.al/