Transmetuar më 11-11-2019, 17:51

Futbolli italian po përjeton momente racizmi, por edhe situata të pakëndshme!

Pas koreve raciste ndaj Mario Balotellit, së fundmi një tjetër akt anormal ka shpërthyer në stadiumet e Seria A, teksa është fyer rëndë e ëma e një futbollisti.

Në takimin Parma- Roma, e cila u fituan e rezultatin 2-0 nga vendasit, janë dëgjuar kore të forta ofenduese kundër mamasë së mesfushorit të verdhekuqve, Nicolo Zaniolo.

Ishin minutat e fundit të takimit, kur mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh.

Kaq u desh dhe tifozët vendas filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një k..vë”.

Kjo nuk është hera e parë që Francesca Zaniolo bie pre e koreve ofenduese të tifozërive kundërshtare. Edhe tifozët e Lazios bënë thirrje të njëjta para derbit. E ëma e futbollistit është bërë më herët pjesë e mediave, për shkak të paraqitjes së saj të jashtme, dhe kaq kanë dashur tifozët për ta fyer atë rëndë. /NOA.al